Vite më vonë, ai bashkëzbuloi “origjinën qelizore të onkogjeneve retrovirale”, një zbulim që ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si kuptohej lidhja midis viruseve dhe kancerit – zbulim ky që shënoi një pikë kthese në të kuptuarit e bazave molekulare të kësaj sëmundjeje dhe kontribuoi në krijimin e terapive molekulare më të avancuara.
Kjo gjetje përfaqësonte fazën fillestare të zhvillimit të trajtimeve të targetuara dhe të personalizuara për kancerin, si dhe çeli perden ndaj horizonteve të reja në studimin e profileve molekulare të llojeve të ndryshme të kësaj sëmundjeje.
Mirëpo, Varmus, në një intervistë për Klan Kosovën, nuk e redukton as motivin e as krenarinë e punës së tij në përvojën që kishte pasur me humbjen e nënës nga sëmundja të cilën ai e luftoi më pas nga frontet e shkencës. Për të gjithçka nis dhe përfundon me detyrimin moral ndaj komunitetit global.
“Po e sqaroj që në fillim: nëna ime ka vdekur nga kanceri i gjirit përpara se unë të bëja ndonjë kërkim për kancerin. Shikoni, mendoj se njerëzit e lidhin veten me këtë çështje, dhe problemi i kancerit në një familje është një problem shumë emocional”, ka thënë Varmus në KultOra të Klan Kosovës.
“Por nuk është diçka që unë e kam lidhur drejtpërdrejt me punën time të përditshme në kërkimet për kancerin. Do të ishte tepër e vështirë ta bëja këtë, sepse nëna ime vdiq në vitin 1971, kur unë sapo po filloja të punoja me virusin Rous Sarcoma”.
“Ngjau që disa vite më vonë fillova të punoja me një virus që shkakton kancer të gjirit, të njëjtin lloj kanceri nga i cili vdiq nëna ime. Këto çështje i mora përsipër sepse ishin shkencërisht interesante dhe të rëndësishme, dhe mendoja se ishin fusha ku mund të jepja një kontribut të vërtetë. Por nuk ishin çështje që i mora përsipër vetëm sepse nëna ime kishte pasur kancer të gjirit”.
“Mund të ketë ndikuar në motivimin tim, por nuk mund të ndjekësh këtë lloj pune vetëm me qëllimin për të bërë diçka për dikë, në këtë rast, për dikë që ka vdekur tashmë”.
Ai është i kujdesshëm me fjalët edhe për sa i përket ndjenjës së krenarisë, duke e lidhur sërish me një motiv më të madh se sa ai i predikamentit familjar.
“Mendoj se do të ndihesha krenar për punën që kemi bërë, pavarësisht nëse nëna ime do të kishte apo jo kancer. Kështu e shoh unë. Njerëz të tjerë mund ta shohin ndryshe. Është ndryshe nëse ke të bësh me një sëmundje shumë të rrallë”.
“Ka shkencëtarë që kanë ndjekur sëmundje që kanë prekur familjet e tyre dhe që janë unike për ato familje. Kjo është një situatë tjetër. Unë isha i motivuar për të studiuar kancerin shumë përpara se të dija që nëna ime kishte kancer gjiri. Ishte një problem i rëndësishëm njerëzor dhe një problem për të cilin mjetet shkencore, të sapozhvilluara, ishin të përshtatshme për të kuptuar natyrën e kësaj sëmundjeje të zakonshme njerëzore”.
Shkencëtarit amerikan Harold Varmus i kishte vdekur nëna nga kanceri i gjirit më 1971.