Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është realizuar për herë të parë vendosja e një kateteri për dializë peritoneale me një teknikë të re, më të thjeshtë dhe më të sigurt, e quajtur “bedside”, raporton Gazeta Shneta.

Në QKUK, në sallën e ndërhyrjeve intervente në njësi të dializës është realizuar për herë të parë vendosja e një kateteri për dializë peritoneale me një teknikë të re, më të thjeshtë dhe më të sigurt, e quajtur “bedside”. Kjo procedurë është kryer nga mjekët nefrologë dhe kirurgë abdominalë: Dr. Siada Selmani dhe Dr. Dafina Mahmutaj, me mbështetjen e ekipit të infermierëve.

Kjo metodë përdor pajisje të parapërgatitura dhe shmang nevojën për anestezion të përgjithshëm, duke e bërë procedurën më të shpejtë dhe më të përshtatshme për pacientë me probleme të veshkave, si ata me insuficiencë akute apo kronike.

Vendosja e kateterit kryhet me anestezion lokal dhe ka rrezik minimal. Përmes këtij kateteri, kryhet dializa peritoneale, një metodë që mund të bëhet edhe në shtëpi, e përshtatshme për pacientë që dëshirojnë të vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme pa kufizime të mëdha.

Ekipi i mjekëve dhe infermierëve është i motivuar për të ofruar këtë opsion të ri trajtimi, duke zgjeruar mundësitë për pacientët në nevojë.

Ekipi që realizoi procedurën:

– Dr. Siada Selmani, Internist/Nefrolog

– Dr. Dafina Mahmutaj, Kirurge Abdominale

– Dr. Yllka Ilazi, Specializante në Nefrologji

– Infermiere: Valbona Mollopolci dhe Safete Ismajli Kurteshi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë