Die, Mar 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Lista e pritjes po shkurtohet – Klinika e Ortopedisë me vëllim të rritur të punës

Klinika e Ortopedisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njofton se gjatë tremujorit të parë të këtij viti është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale-protezave të realizuara.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer gjithsej 124 ndërhyrje ortopedike-proteza, nga lista e pritjes, krahasuar me vetëm 52 operacione të realizuara në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

“Përkundër rritjes së numrit të operacioneve, akoma ekziston lista e pritjes, por po punohet për t’u rritur edhe më tutje vëllimin e punës, por si klinika e vetme terciare në vend, Klinika e Ortopedisë mbetet e mbingarkuar me raste”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, klinika është e furnizuar në mënyrë të mjaftueshme me proteza, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të shërbimeve.

Po ashtu, gjatë këtij viti pritet që ShSKUK, për herë të parë të furnizojë me proteza spitalet e përgjithshme në vend, që do të kontribuojë në shpërndarjen më të drejtë të ngarkesës dhe shkurtimin e listave të pritjes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë