Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ajri i ndotur depërton në secilin organ të trupit

Frymëmarrja  e thellë, është gjë e mirë për trupin dhe mendjen. Furnizon gjakun me oksigjen të mjaftueshëm si dhe ndihmon në qetësi emocionale. Sidoqoftë,  oksigjeni dhe qetësia emocionale – nuk janë të vetmet gjëra që mund të merrni nga një frymëmarrje e thellë.

Në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën, frymëmarrja e thellë shkakton probleme për shkak të ndotjes së ajrit.

Madje, për fat të keq ndotja e ajrit është bërë shumë e ‘zakontë’ dhe për të përflitet vetëm në disa periudha të caktuara të vitit.

OBSH-ja ka paralajmëruar  se 99 për qind e njerëzve në botë, jetojnë në vende ku cilësia e ajrit tejkalon atë që konsiderohet e shëndetshme.

Në websjatin e OBSH-së, shkruhet se ndotja e ajrit në gjithë botën në një vit shkakton vdekjen e 7 milionë njerëzve. Ata gjithashtu shtojnë se cilësia e ajrit, dëmton miliona njerëz në gjithë botën.

OBSH, gjithashtu shton se 80 për qind e popullsisë globale që jetojnë në vendet urbane, thithin ajër të pashëndetshëm.

Hulumtuesit, shpesh kanë studiuar kimikatet që ndodhen në ajrin e ndotur të qyteteve më të mëdha të  botës. Disa studime, tani tregojnë që ajri i ndotur ndikon në gjithë shëndetin tonë.

Për shkak të ajrit të ndotur, njerëzit kanë tendencë të mendojnë që kjo gjë ndikon vetëm në sistemin respirator, por kjo gjë nuk qëndron. Sipas hulumtuesit, ajri i ndotur ndikon në secilin organ dhe qelizë të trupit të njeriut. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë