Varësia, është pamundësia fizike dhe psikologjike për të ndaluar së konsumuari kemikate, drogë, aktivitete ose substanca që shkaktojnë dëme psikologjike dhe fizike.
Termi varësi, nuk ju referohet vetëm varësisë ndaj substancave si heroina e kokaina. Një person që nuk mund të ndalojë së konsumuari substanca të ndryshme, është i varur ndaj substancave.
Disa varësi, madje përfshijnë pamundësinë për të ndaluar aktivitete si: ngrënia e tepërt, bixhozi, seksi ose edhe puna. Në një gjendje të tillë një person ka varësi behaviorale.
Varësia është një sëmundje kronike, që mund të rezultojë edhe me keqpërdorimin e medikamenteve të ndryshme. Madje pikërisht për shkak të mbidozës së medikamenteve të ndryshme, në SHBA llogaritet që vdesin 115 perona në ditë! /Familja Jone