Grave ju nevojiten një numër i madh i vlerave ushqyese dhe përzgjedhja e duhur e pijeve dhe ushqimeve, mund të ndikojë në tërë shëndetin e tyre.
Uji me limon ndihmon metabolizmin dhe ndikon në humbjen e peshës – ky kombinim është esencial për procesin digjistiv, për arsye se sa më shumë që plakeni numri i acideve qëndron në stomak.
Çaji me mjedra redukton dhimbjet nga menstracionet – ky lloj i çajit është i pasur me vitaminë B, A, C dhe E. Shpeshherë përdoret nga gratë shtatzëna por është provuar që ndihmon shumë dhe në lehtësimin e simptomave nga menstracionet.
Brokoli për një lëkurë të shëndetshme – brokoli është një prej super-ushqimeve, që ndikojnë përgjithësi për shëndetin. Por brokoli ka një rol qenësor edhe për prodhimin e kolagjenit. Është pikërisht kolagjeni, që i jep lëkurës elasticitet.
Ushqimet e pasura me Omega 3, ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës – ka një numër të madh të ushqimeve që janë të pasura me Omega 3 e ato janë: salmoni, tuna dhe sardinet. Vlerat ushqyese që kanë këto ushqime ndikojnë përgjithësi në shëndetin e gruas por reduktojnë edhe mundësinë që ajo të preket nga ndonjë sëmundje e zemrës. /Familja Jone