Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një vrasje në tentativë në fshatin Greme të Ferizajt.
Një person 31-vjeç i plagosur rëndë është dërguar për trajtim në orët e vona në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I plagosuri është referuar menjëherë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale ku është futur në sallë brenda 15 minutave.
Gazeta ka mësuar se 31-vjeçari ishte goditur me disa predha të cilat i kishin shkaktuar dëmtime të rënda në abdomen. Ai është operuar nga dy kirurgët Afrim Tahiri dhe Bedri Braha, ndërsa ka marr pjesë si konsultant edhe kirurgu vaskular Luan Jaha. Në anestezion kanë qenë Nebije Sadrija dhe Albina Lika.
Pacienti kishte pësuar gjakderdhje të madhe dhe ka marr rreth 6 doza me gjak. Aktualisht është në gjendje stabile në një nga repartet e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale. /Gazeta Shneta/