Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si t’i identifikoni problemet e shëndetit mendor?

Shëndeti mendor dhe ai fizik, janë të lidhura ngushtë me njëra – tjetrën. Ndonëse për të parën ekzistojnë ende shumë paragjykime, shoqëritë perëndimore e trajtojnë me të njëjtin prioritet si shëndetin fizik.
Janë disa paralajmërime të hershme që do u bëjnë të kuptoni që ju mund të vuani nga probleme të shëndetit mendor, por mos u alarmoni pasi këto janë po aq të shpeshta sa edhe sëmundjet fizike.
Dhimbje të stomakut – shpeshherë mund të lidhen me aciditetin që keni por nëse këto dhimbje paraqiten vetëm kur jeni të shqetësuar dhe në ankth, atëherë kjo mund të jetë shenjë që ju duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin mendor, e të merreni me veten.
Imunitet të dobët – sipas një studimi të kryer nga ‘Univeristy of British Columbia’ u kuptua që njerëzit që vuajnë nga ankthi dhe stresi, kanë tendencë të sëmuren më shpesh. Kjo pasi cdo herë kur një person brengoset truri i dërgon sinjale sistemit imunitar dhe prandaj edhe ndjehet më i plogësht.
Ndryshim i disponimit – është në rregull të ndjeheni të mërzitur, të inatosur ose jo aq mirë në një rrethanë të caktuar, por ndryshimet e shpeshta të disponimit, janë shenja që tregojnë se keni nevojë të merreni me veten më shumë.
Shqetësoheni për gjithcka – është normale të ndjeheni të shqetësuar në një rrethanë të caktuar, por jo të ndjheni tërë kohën të brengosur.
Ndryshim në orar të gjumit – kjo është një shenjë tipike e personave që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor. Pra, të flesh shumë apo të vuani nga pagjumësia është një shenjë kritike që tregon se mund të mos jeni në gjendjen më të mirë mendore.

Përndryshe, 10 tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor që shënohet për të ngritur vetëdijen mbi sëmundjet mendore dhe për ta larguar stigmën nga personat që vuajnë nga probleme të tilla. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë