Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shprehitë e përditshme që po ju bëjnë të palumtur

Shpeshherë mund të mendohet që paratë sjellin lumturinë, por kjo nuk është e vërtetë. Njerëzit shpenzojnë kohë duke menduar për paratë, e duke harruar ta shijojnë jetën.

Janë disa shprehi toksike që mund të ju ndalin nga përjetimi i gëzimit dhe të ju bëjnë të ndjeheni të dëshpëruar.

Nuk tregoni për ndjenjat që keni, për ndjenjat jo të këndshme e kjo gjë shkakton mbingarkim tek ju.

Sipas ekspertëve, sfidat me  emocionet negative do ju bëjnë të ndjeheni keq dyfish duke ju bërë të harroni për ndjenjat pozitive.

Edhe ndenja e viktimizimit, nuk ju bëjnë fare mirë. Fajësimi i tjetrit për çfarëdo situate, do ju bëjnë të ndiheni të palumtur.

Fokusimi tek suksesi i tjetrit, do ju ndalojë që të jeni i suksesshëm vetë. Pikë së pari, njerëzit ju tregojnë vetëm gjërat që ata duan t’i tregojnë, prandaj nga larg suksesi i tjetrit mund të duket shumë më i madh sa që realisht është.

Gjithashtu, varësia nga opinionet e tjetrit, do ju japin juve një ndjesi tejet toksike dhe do ndjeheni keq. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë