Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
5 pyetje për foshnjat e porsalindura

Prindërit e rinj kanë një bollëk pyetjesh rreth foshnjës së porsalindur. Andaj, përgatituni si të flisni me mjekun tuaj.

Sjellja e një foshnje të re në shtëpi është një përvojë emocionuese dhe e jashtëzakonshme. Pavarësisht sa jeni të gatshëm, ju jeni të shtyrë të bëni shumë pyetje për të. Do t’ju ndihmonte mjaft, sikur të kishit ndonjë ide se çfarë problemesh vijnë dhe si të përballeni me to.

Para se bebja juaj të lind, ose para se ju të lëshoni spitalin, kaloni në këtë listë të pyetjeve rreth kujdesit për foshnjën e lindur, gjatë një takimi me pediatrin tuaj.

Këtë takim mund ta bëni në Spitalin Sirona të cilët krahas kujdesit gjatë shtatëzanisë dhe lindjes ju mirëpresin me këshillat më të mira edhe për foshnjën tuaj.

1. Si mund ta mbroj nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SVPF)?

Ekspertët e kujdesit të të porsalindurve, thonë se rruga më e mirë për të mbrojtur beben tuaj nga SVPF është që ta leni të flejë gjithmonë në shpinë. Pyeteni mjekun rreth hapave që ju mund të merrni për të ulur rrezikun e bebes tuaj.

2. A do të afrohemi menjëherë unë dhe bebja ime, dhe çfarë duhet të bëj nëse ndodh e kundërta?

Shumica e prindërve shqetësohen se nuk do të jenë të pushtuar nga adhurimi në shikim të parë nga foshnja e tyre e porsalindur. Tento të jesh i durueshëm. Ditët e para nuk janë të lehta, as për ju as për fëmijën tuaj dhe do të ju duhet kohë për të njohur mirë dhe ndjerë afrinë e njëri tjetrit. Flisni me ndonjë mjek rreth asaj çfarë të shpresoni.

3. Kur duhet bërë vizitën e parë mjekësorë? Çfarë do të ndodhë në kontrollin e parë?

Shumica e mjekëve e planifikojnë kontrollin e parë pas 2 javësh, sidomos nëse është foshnja e parë. Pyeteni për vaksinat dhe testet e hershme ekzaminuese të cilat do t’i marrë i porsalinduri. Të gjithë foshnjat kanë nevojë të kontrollohen dhe fillojnë imunizimin e zakonshëm në muajin e 2-të.

4. Si duhet të kujdesem për kërthizën e bebes?

Mjeku i juaj duhet t’ju japë udhëzime të detajuara rreth kujdesit për cungun e kërthizës së të porsalindurit tuaj dhe zonën e synetit. Mjeku juaj duhet t’ju këshillojë, po ashtu, për hapat tuaj në rast të infeksioneve.

5. Sa kohë do të flejë bebja dhe si mund ta kuptoj nëse flenë shumë?

Bebet e porsalindura flenë shumë gjatë ditëve të tyre të para. Mjeku ju tregon sa është normale të flejë dhe kur do të duhet ta zgjoni beben për ushqim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë