Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pëlqeni të vishni xhinse të ngushta? Kujdes, po rrezikoni shëndetin!

Shumë femra pëlqejnë të veshin rroba të cilat janë në modë. Modelet e rrobave vazhdojnë të ndryshojnë. Ndoshta, kjo ndodh sepse njerëzit duan të veshin diçka më ndryshe.

Në një farë mënyre rrobat e ngushta kanë hyrë gjithashtu në konceptin e asaj që është në modë dhe shumë femra veshin rroba sa më të ngushta për të ekspozuar trupin.

Rroba të ngushta në çdo formë; qoftë xhinse, bluza ose mbathje janë të dëmshme.

Xhinset shumë të ngushta mund të kompresojnë nervat e kofshëve duke shkaktuar dhimbje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në kofshë dhe këmbë. Kërcitjet në muskuj mund të ndodhin për shkak të veshjes së pantallonave shumë të ngushta. Dhimbja e muskujve mund të ndodhë për shkak të shtrëngimit të enëve të gjakut që pengojnë furnizimin me gjak dhe gjithashtu për shkak të presionit mbi muskuj dhe indet e buta.

Problemi i djegies së zemrës d.m.th ndjesia e djegies në gjoks rritet duke veshur rroba të ngushta. Kjo ndodh sepse presioni mbi bark detyron rrjedhën e acidit lart duke shkaktuar djegie të zemrës.

Presioni i ulët i gjakut mund të rezultojë nga veshja e xhinseve të ngushta, sepse qarkullimi i gjakut dhe kthimi i gjakut në zemër është i dëmtuar. Dikush ndjen marramendje sa qëndron në këmbë për shkak të presionit të ulët të gjakut dhe kjo mund të çojë në ligështim.

Tek gratë rrobat shumë të ngushta dihet se shkaktojnë sterilitet. Kjo është më shumë tek ato që kanë përdorur rroba të ngushta që nga vitet e adoleshencës.

Rrobat e ngushta janë implikuar në shkaktimin e endometriozës, një gjendje që shkakton dhimbje kronike të barkut tek gratë. Studiuesit e fundit kanë supozuar se dhimbja kronike e barkut tek gratë e klasës më të lartë gjatë epokës Victoriane mund të ketë qenë për shkak të veshjes së rrobave të cilat ishin shumë të ngushta përgjatë belit.

Rrobat e ngushta gjithashtu rritin ngrohtësinë dhe lagështirën në çdo pjesë të trupit duke e bërë pjesën më të ndjeshme ndaj infeksioneve të kërpudhave. Infeksionet e kërpudhave mbi pjesët gjenitale dhe rreth e rrotull tek gratë ka qenë e njohur se vijnë nga ndërresa të ngushta.

Gratë shtatzëna këshillohen të veshin rroba të gjera e të rehatshme me për shkak të rreziqeve të shumta shëndetësore. Shtrëngimi rreth barkut është i dëmshëm edhe për gratë shtatzëna.

Kështu mund të shihet qartë se rrobat e ngushta kanë efekte të shumta të dëmshme dhe absolutisht asnjë avantazh. Prandaj përpara se një individ të vendosë të veshë dhe të blejë një fustan të ngushtë të në kërkim të modës, ai ose ajo duhet të jetë i vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktojë./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë