Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, këtë të mërkurë ka mbajtur mbledhjen e katërdhjetë e nëntë.
Hapjen e mbledhjes e bëri, Naim Bardiqi, kryesues i Bordit Drejtues-ShSKUK, i cili njoftoi me rendin e ditës, raportimin e pesë drejtorëve të klinikave të QKUK-së.
Kryesuesi Bardiqi, njoftoi se drejtorët e klinikave janë ftuar për raportim, në mënyrë që anëtarët e Bordit të njihen me punën që behet dhe planin për zhvillim të shërbimeve.
Në mbledhje raportuan drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, drejtoresha e Instituteve Paraklinike, Merita Hashani-Bacaj, drejtori i Shërbimit të Mjekësisë Nukleare, Fakir Spahiu dhe u.d. drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, Suzana Krasniqi.
Në takim, përveç raportimit të rregullt, mes tjerash, u bisedua edhe për listat e pritjes nga klinikat, me theks për reduktimin e tyre si dhe për planfikimin e punës së klinikave për shërbimet aktuale dhe shërbimet e reja mjekësore.