Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Drejtori i Klinikës së Radiologjisë në QKUK shpallet i pafajshëm

Drejtori i Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Mr. Sc. DrBujar Gjikolli, shpallet i pafajshëm në rastin e shpifjes ndaj tij nga grupi Koha.

Ai këtë e ka deklaruar përmes rrjetit social Facebook, duke postuar edhe Vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Postimi i tij i plotë:

“KTV humb procesin gjyqësor për shpifje ndaj meje.

Drejtësia vonon por vjen, edhe pas 7 viteve.

Edhe njëherë u vërtetua se disa media në disa raste të prirur nga shpejtësia e pakujdesia për të plasuar informata të pa verifikuara mirë dhe tendencioze, po e dëmtojnë imazhin e mjekëve dhe krejt mantelbardhëve.

Miq të dashur, më lejoni të ndajë me ju një Vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ndaj padisë që pata bërë për shpifje ndaj meje nga grupi medial Koha, përkatësisht nga Kohavision.

Pra, pas disa seancave të mbajtura, Gjykata ka nxjerrë Aktvendim pozitiv për mua.

Kam vendosur që 10% të dëmshpërblimit posa të më paguhet, ta japë për Odën e Mjekëve të Kosovës, që në të ardhmen të shfrytëzohen për mbrojtje të mjekëve nga dashakeqësia.”

Youtube

Arkiva

Kategoritë