Shkruar nga Dr. Rreze Serhati Morina – Endokrinologe
Diabeti është më i shpeshtë në vendet ku njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi mënyrës së të ushqyerit. Konsumimi i tepruar i sheqerit shkakton obezitet, sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut dhe probleme të shumta shëndetësore, POR lidhja e sheqerit me diabetin tip 2 është komplekse dhe jo shumë e qartë.
Shumica e mjekëve konsiderojnë se sheqeri si faktor i vetëm nuk e shkakton diabetin, por diabeti është një gjendje e komplikuar që shfaqet si pasojë e një varg faktorësh.
Lloji më i shpeshtë i diabetit është diabeti tip 2 në të cilin ka ndikim pesha e shtuar trupore poashtu edhe trashegimia. Edhe diabeti tip 1 si edhe diabeti tip 2 ndikojnë në aftësinë e organizmit që ta rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
Konsumimi i sheqerit nuk shkakton diabetin në mënyrë të drejtpërdrejtë, por konsumimi i tepërt bën që të shtohet pesha trupore dhe obeziteti është faktor rreziku për zhvillimin e diabetit tip 2.
Diabeti tip 1 është sëmundje autoimune kur sistemi imunitar i sulmon qelizat të cilta prodhojnë insulinën dhe mungesa e insulinës ndikon në çrregullimin e metabolizmit të sheqerit.
Nëse një person me diabet han shumë sheqer, atëherë gjendja e tij përkeqësohet, prandaj personat me diabet duhet të jenë të kujdesshëm në konsumimin e sheqerit. /Familja Jonë