Mër, Pri 1, 2026
Banner Top
Banner Top
Ramadani, padit Komunën e Fushë-Kosovës për diskriminim të personave me aftësi të kufizuara

Besart Ramadani, qytetar me aftësi të kufizuara ka dorëzuar padi për diskriminim ndaj Komunës së Fushë-Kosovës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Fushë Kosovë. 

Objekt i padisë është mbrojtja nga “Diskriminimi; Ndalimi i trajtimit diskriminues”, që ndërlidhet me mungesë të qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara, rregullim i së cilës bie nën përgjegjësinë e komunës së Fushë Kosovës. 

“Ne si persona më aftësi të kufizuar përballemi më shumë sfida kur dalim në qytet. Kemi mungesë të infrastrukturës në hapësira publike si vështirësi në rrugë, vështirësi në trotuare, nëpër objekte, mungesë të parkingjeve e vështirësi të tjera. Pothuajse asnjëherë nuk mund të dal pa asistencë”, ka deklaruar Ramadani. 

Besart Ramadani, paraprakisht më datë 17.11.2023  kishte kërkuar nga komuna e Fushë Kosovës që me mirëkuptim të rregullojë qasjen dhe të ndalojë trajtimin diskriminues që i bëhet personave me aftësi të kufizuara, mirëpo nuk kishte marrë ndonjë përgjigje nga qeverisja lokale. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë