Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ÇKA NDODHË KUR SHIHEMI NË SY ME DIKE?

Ju mund të jeni në mëdyshje të shikoni dikë në sy sepse mendoni se ata nuk duan të bëjnë kësi lloj kontakti me ju.

Dhe sigurisht, kur i shikoni për herë të parë, ata largohen. Por me siguri ata largojnë shikimin sepse mendojnë të njëjtën gjë që ju sapo bëtë; se vërtet nuk dëshiron të bësh kontakte me sy me ta!

Edhe pse keni bërë lëvizjen e parë, ata shqetësohen nga ndonjë refuzim i mundshëm.

Studimet kanë treguar që sapo një person të fillojë një kontakt më të madh në sy, personi tjetër do të ndjekë instiktivisht këto veprime dhe do të rrisë nivelin e kontaktit me sy gjithashtu.

Madje thuhet se kur përqendrojmë sytë me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, ndodh të shkëputemi fare nga realiteti.

Një eksperiment i zhvilluar nga një psikolog italian bëri të ditur se pothuajse të gjithë pjesëmarrësit, gjatë kontaktit me sy, përjetuan simptoma të shkëputjes, si të ishin jashtë trupit të tyre, dolën nga realiteti, pësuan ndryshime në zë dhe i perceptonin ndryshe ngjyrat.

E gjithë kjo vije si produkt i trurit tonë, që në fakt do të thotë se janë idetë e subkoshiencës tonë që shpalosen mbi fytyrën e individit tjetër./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë