Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Helmimi i gjakut: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi (Bakteremia)

Helmimi i gjakut (bakteremia) ndodhë atëherë kur bakteriet hyjnë në sistemin e qarkullimit të gjakut. Ka potencial të shëndrrohet në problem serioz që mund të shpie deri te demtimi i organeve të brendshme apo edhe deri te vdekja.

Mos e lini emrin të ju mashtroj, helmimi i gjakut nuk ka të bëjë me hëlmim bukfal. Bakteriet të cilat shkaktojnë ‘helmimin’ e gjakut, infektojnë gjakun i cili pastaj përhapet në të gjithë organizmin.

Këto bakterie zakonisht barten nga organizmi në organizëm me anë të lëndimeve trupore, si djegiet, prerjet dhe gërvishtjet. Bartja e këtyre bakterieve mund të fillojë edhe me infektimin e sinusëve. Të gjitha këto situata mund të shpien deri te helmimi i gjakut.

Helmimi i gjakut kërkon trajtim të menjëhershëm. Nëse nuk trajtohet menjëherë, bakteriet në gjak mund të shkaktojnë sepsisin. Sepsis quhet faza më e rëndë e helmimit të gjakut. Gjatë sepsisit, bakteriet mund të infektojnë organe kryesore, si mushkëritë, veshkët dhe zemrën. Në këtë fazë helmimi i gjakut mund të jetë vdekjeprurës.

Të gjithë mund të infektohen nga helmimi i gjakut dhe sepsisi, mirëpo rreziku është më i madh për:

  • Foshnjet dhe fëmijët e vegjël (kryesisht ata nën moshën 1 vjeçare)
  • Të moshuarit (nga 65 vjeç)
  • Personat me sistem të ulët të imunitetit
  • Personat të cilët kanë vuajtur nga sëmundjet kronike ose nga ndonjë gjendje tjetër shëndetsore, si SIDA, diabeti ose kanceri
  • Personat të cilët u janë nënshtruar operacioneve kirurgjike
Helmimi i gjakut

Simptomat e helmimit të gjakut

Simptomat e helmimit të gjakut janë të ngjashme me ato të nje gripi ose ftohjeje. Nëse ju u jeni nënshtruar ndonjë operacioni kirurgjik kohëve te fundit ose keni ndonje plagë që mund të infektohet, ju duhet t’i kushtoni vëmendje të posaçme këtyre simptomave. Ato mund të sinjalizojnë helmimin e gjakut.

Nese keni një nga këto simptoma, kontaktoni mjekun:

  • Ethe (me ose pa dridhje)
  • Temperaturë të lartë
  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Frymëmarrje të rëndë
  • Rrahje të pabalancuara të zemrës (zemra kalon rrahje ose ka dridhje)

Fëmijët me helmim të gjakut mund të paraqiten edhe si letargjikë (pa eneregji) dhe janë shumë lehtë të irritueshëm.

Çfarë e shkakton helmimin e gjakut?

Helmimi i gjakut ndodh si pasojë e hyrjes së bakterieve në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke e shkaktuar kështu infektimin e  gjakut.

Këto bakterie mund të hyjnë në gjak në shumë mënyra. Edhe aktivitetet tuaja ditore mund të ju ekspozojnë ndaj këtyre bakterieve. Si për shembull, larja shumë e vrazhdë e dhëmbëve, e cila paraqet rrezik mjaft të madh. Pastrimi i thjeshtë i dhëmbëve te dentisi mund të paraqet rrezik, posaçërisht nëse keni kryer procedurën e zevëndësimit të gjurit apo ijeve me proteza artificiale. Kjo ndodhë për shkak se është shumë e vështirë për sistemin tuaj imunitar ta pastrojë trupin nga bakteriet rreth protezave siç janë nyjet artificiale. Në këto raste, dentisti juaj do iu këshilloj të përdorni antibiotikë para termineve në mënyrë që të parandalohet ky lloj i infeksionit.

Bakteriet e tilla mund të hyjnë në sistemin e gjakut me anë të një gjuri të gërvishtur ose plagëve tjera. Nëse keni ndonjë infeksion të brendshëm si infeksioni i sinusëve, rreziku për hyrjen e bakterieve është edhe më i madh.

Nëse vetëm disa bakterie hyjnë në organizëm ato janë shumë vështirë për tu vërejtur. Kjo ndodhë për shkak se sistemi imunitar është në gjendje t’i eliminoj shpejtë ato. Nëse kjo nuk ndodh atëherë organizmi do të jetë në rrezik nga helmimi i gjakut. Në rastet kur shumë bakterie hyjnë në sistem të gjakut përmenjëherë, sistemi imunitar nuk arrinë t’i eliminoj ato, edhe si pasojë e kësaj mund të ndodh helmimi i gjakut.

Si diagnostifikohet helmimi i gjakut?

Diagnostifikimi i helmimit të gjakut bëhet me anën e ekzaminimit të pasqyrave të gjakut dhe prezencës së bakterieve në mostër.

Nëse mendoni se keni helmim të gjakut, kontaktoni mjekun tuaj menjëherë.

Mjeku do ju ekzaminoj dhe testoj gjakun nëse është e nevojshme.

Nëse bakteriet janë të pranishme në gjakun tuaj, mjeku do të  indentifikoj llojin e bakterieve. Në rastet kur ju keni ndonjë prerje apo plagë të hapur në trupin tuaj, mjeku mundet të marrë me një shkop pambuku bakteriet që ndodhen në të për identifikim të mëtutjeshëm.

Helmimi i gjakut

A mund të parandalohet helmimi i gjakut?

Ekzistojnë disa mënyra të reduktimit të rrezikut nga helmimi i gjakut.

  • Nëse keni ndonjë plagë, kushtoni vëmendje të plotë dhe mos lejoni që ajo të infektohet, pastrojeni dhe trajtojeni atë me mjete antiseptike.
  • Vaksinohuni kundër gripit dhe pneumonisë
  • Nëse keni ndonjë dhëmbë që po ju bezdis, mos lini që ai të infektohet. Një dhëmbë i infektuar mund të shpie deri te helmimi i gjakut. Në mënyrë që problemet e mëdha të evitohen është e këshilluëshme vizita e menjëherëshme te dentisti.
  • Nëse keni infeksion të sinusëve ose infeksion në veshë, vizitoni mjekun. Këto lloje të infeksioneve zakonisht nuk kërkojnë antibiotikë, mirëpo nëse ka nevojë për to është prap më mirë që infeksioni të eliminohet menjëherë me qëllim të reduktimit të rrezikut për helmim të gjakut.

Hyrja në operacione kirurgjike ose tretmanet mjekësore që perfshijnë kateter mund ta ekspozojnë trupin tuaj ndaj bakterieve. Megjithëse ju nuk keni kontroll mbi këto situata mënyra më e mirë për të “parandaluar” helmimin e gjakut është të keni kujdes dhe vëmendje ndaj simptomave që mund të shfaqen.

Trajtimi i gjakut të helmuar

Trajtimi i gjakut të helmuar zakonisht ndodh në spital ku mjeku juaj do injektoj në ju antibiotikë në mënyrë direkte (drejtpërdrejtë në venë).

Është e rëndësishme që trajtimi i helmimit të gjakut të fillojë menjëherë. Pa mjekimet e nevojshme, helmimi i gjakut mund të shpie deri te sepsisi dhe dëmtimi i organeve vitale. Nëse helmimi i gjakut vërehet në fazat e para (të pa ndërlikuara) ku bakteriet nuk kanë prekur akoma organet ose funksionin e indeve, ai mund të eliminohet me anë të antibiotikëve (pilulave) në shtëpi.

Të jetosh me gjak të helmuar

Shumica e njerëzve të cilët vuajnë nga helmimi i gjakut, pas trajtimit vazhdojnë jetën e tyre dhe shërohen plotësisht.

Megjithatë, helmimi i gjakut është sëmundje serioze që mund të shpie deri te vdekja. Kur gjaku i helmuar kalon në fazën e sepsisit, ai mund të godas ose dëmtoj organet e brendshme si veshkët dhe zemrën. Në këtë fazë, dëmtimi që mund të pësojnë organet e brendshme është i pakthyeshëm. Për shembull, dëmtimi i veshkëve mund te shpie deri te dializa.

Helmimi i gjakut edhe pas shërimit paraqet rreziqe më të mëdha për zhvillimin e infeksioneve në të ardhmen

Youtube

Arkiva

Kategoritë