Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
SI TË NGADALËSONI PLAKJEN?!

Të gjithë dëshirojmë një rini të përjetshme por kjo është e pamundur.

Mirëpo, çka mund të bëjmë ne është ta ngadalësojmë plakjen.

E për këtë qëndron një sekret, prapa të cilit fshihet ushqyeshmëria e shëndetshme.

Forconi imunitetin – Konsumi i përditshëm i një burimi të proteinave me vlerë të lartë biologjike, por pa yndyrë, si veza, peshku, mishi i shpendëve ose mishi i kuq pa dhjam është i një rëndësie të veçantë. Këto ushqime janë të domosdoshme për të mbrojtur masën muskulore dhe për të prodhuar qelizat e sistemit imunitar. Vecanërisht, të moshuarit nënpeshë duhet të plotësojnë patjetër nevojat ditore në këto ushqime. Një mënyrë është edhe marrja e tyre në formë të lëngshme si p.sh., kos, banane dhe proteina qumështi.

Kujdesuni për aparatin tretës – Ushqimi duhet të jetë i mjaftueshëm në karbohidratet e duhura, në mënyrë që trupi të mos shpenzojë proteinat për glukozë. Ushqime si fasulet, zarzavatet, drithërat e plotë dhe frutat janë gjithashtu të pasura në fibra, gjë që garanton edhe mbarëvajtjen e zorrëve dhe parandalon kapsllëkun- një problem shumë i përhapur në moshë të madhe. Kujdes, konsumi i ushqimeve me fibra duhet të shoqërohet me sasi të mjaftueshme uji, përndryshe kemi efektin e kundërt nga i dëshiruari.

Mbroni zemrën – Ashtu sikurse edhe me moshat më të reja, konsumi i yndyrës duhet të jetë i pakët – sa për të përmirësuar shijen dhe për të mos rritur rrezikun e arterosklerozës. Por lloji i yndyrave është akoma më i rëndësishëm. Ato më të preferuarat janë yndyrat bimore si vaji i ullirit, avokado, arrat, tahini, dhe të peshqve të kaltër./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë