I pasur me vitaminë C, limoni rekomandohet për parandalimin e patologjive të ndryshme, dhe mjaft i çmuar për bukurinë e lëkurës dhe të flokëve, perfekt për tu dhënë shije sallatave, ëmbëlsirave etj.
Por jo vetëm vitaminë C, limoni është i pasur me kalcium, magnez, kalium dhe antioksidantë.
Nise ditën në mëngjes me një gotë ujë të vakët, dhe lëngun e një limoni. Esëll kjo pije është ilaç për shumë funksione në trupin tonë.
Larësi më i mirë për fytyrën? Lëng limoni, kos dhe disa pika vaj esencial është fantastike për të pastruar dhe hidratuar lëkurën e fytyrës.
Fuqia pastruese e limonit njihet që nga lashtësia, për pastrimin dhe shkëlqimin e lëkurës, dhe kundër plakjes. Mjafton të shkrini një lugë sheqer në lëngun e limonit dhe aplikoni këtë losion përditë në fytyrë. Lufton dhe pikat e zeza dhe aknet.
Eksfoliues i mirë për buzët. Vendosni disa pika lëng limoni në buzë para se të flini dhe në mëngjes do keni buzë të buta.
Për flokë për t’u pasur zili mjafton të përgatisni një maskë me lëng limoni të filtruar, vaj ulliri, vaj kokosi dhe mjaltë. Vendoseni në flokë të thatë, lëreni për 10 minuta dhe shpëlajeni. I mrekullueshëm dhe kundër zbokthit.