Nëse bëni një punë që iu bie të jeni ulur për një kohë të gjatë, bëni një pushim lëvizjeje çdo 30 minuta, thonë ekspertët.
Pavarësisht sa ushtroni, të uleni për periudha tepër të gjata kohore është një faktor rreziku për vdekjen e hershme, thuhet sipas një studimi të ri.
Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis kohës së kaluar ulur dhe rrezikut të vdekshmërisë së hershme, thanë studiuesit, bazuar në një studim të afro 8,000 të rriturve. Ndërsa koha juaj totale e uljes rritet, kështu edhe rreziku juaj për një vdekje të hershme.
Lajmi i mirë është që njerëzit që ulen për më pak se 30 minuta në një kohë kishin rrezikun më të ulët të vdekjes së hershme.
Mungesa e aktivitetit e ekspozon trupin ndaj niveleve më të larta të glukozës në gjak, që çon në probleme si diabeti apo sëmundjet e zemrës. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë gjithashtu dobëson muskujt abdominalë, muskujt e përthyeshëm duke filluar nga ijët dhe poshtë.
Por kjo nuk është e tëra. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë gjithashtu çon në mungesë të qarkullimit të gjakut në këmbë që sjell një gjendje të njohur si tromboza e thellë e venave. Prandaj, stërvitja pas një dite të gjatë të ulur në karrige jo domosdoshmërisht rregullon efektet negative të këtij qëndrimi./Familja Jonë