Sëmundja e Alzhemerit, është një nga sëmundjet më famëkeqe në botë. Por me diagnostifikimin e hershëm, ka shumë mundësi që jeta e pacientit të përmirësohet.
Mjaftojnë disa rregulla, që të shpjegohen simptomat dhe të identifikohen ato me kohë. Janë 10 milionë neurone në një tru të shëndetshëm që transmeton sinjale elektrike në organet dhe muskujt e brendshëm. Kur një person ka Alzheimer, prishet ndërlidhja mes këtyre neuroneve që shkakton humbje të funksionit të tyre dhe vdekjen e qelizave. Në fillim, kjo sëmundje godet pjesët e trurit që kanë të bëjnë me kujtesën dhe gjuhën e më vonë pjesa më e madhe e trurit dëmtohet dhe personi humbet mundësinë e funksionimit të pavarur.
Ja çfarë ndodhë kur një person ka Alzheimer:
Kur bëhet fjalë kalkulimi dhe puna me numra, pacienti e ka të vështirë të koncentrohet.
Tek ta paraqitet ndjenja e ankthit dhe depresionit dhe ndihen shumë të mërzitur.
Gjithashtu pacientët me Alzheimer, humbasin sensin e kohës. Ndonjëherë nuk mund të dinë cila ditë e javës, e muajit apo madje edhe cila periudhë e vitit është.
Ata nuk mund të mbajnë mend ku i kanë lëshuar gjërat. Ata i lënë gjërat në vende ‘jo të zakonta’ dhe nuk mund t’i gjejnë ato më pas.
Për shkak të Alzheimerit, ata humbasin interesin për familjen e shoqërinë, e madje nuk preferojnë as të flasin. /Familja Jone