Regjimi ushqimor është një nga temat më të diskutuara përsa i përket gatimit, por edhe shëndetit.
Të gjitha këto janë të lidhura ngushtë me njëra tjetërn dhe bëjnë atë që quhet përditshmëria dhe furnizimi i organizmit me energji.
Këshillat për to janë gjithashtu një burim i madh diskutimi ndaj në këtë artikull nga AgroWeb.org do të rendisim 3 nga mitet më të njohura të ushqimit.
Teksa i lexoni mbani në mendje se zgjedhjet e shëndetshme janë ato që i shkojnë përshtat organizmit tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni në formë.
Pesha ulet kur ulen kaloritë
Llogaritja e kalorive është një nga kapat kyç të uljes së peshës dhe kjo është e vërtetë, por jo gjithçka.
Tek pesha jo e duhur e një personi mund të ndikojnë shumë faktorë si të brendëshëm ashtu dhe të jashtëm.
Këtu futen problemet me hormonet, medikamentet e ndryshme që mund të merrni, sëmundjet si tiroidet apo problemet me tretjen.
Në raste të tilla edhe në mbani një dietë me kalori strikte me gjasë nuk do të arrini rezultatet e dëshiruara.
Kaloritë nga ana tjetër janë të nevojshme për trupin pasi janë burimi i energjisë që trupi merr nga ushqimet për të funksionuar në mënyrë të shëndetshme.
Kështu që para se të mbani dieta strikte mos hiqni dorë nga ushqimi, sigurohuni që të merrni të gjithë ushqyesit e duhur, konsultohuni me një dietolog dhe përshtatjuni trupit tuaj.
Ushqimet me yndyrë nuk janë të shëndetshme
Ky është një tjetër pohim që me siguri e keni dëgjuar shpesh, por në disa raste edhe mund të evitohet.
Jo të gjitha ushqimet me yndyrë janë të dëmshme edhe nëse përmbajnë një sasi të lartë të saj.