Përbërësit:
- 1 qepë e thatë
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 pulë e freskët
- 2 gota oriz
- 5 gota lëng mishi
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim një qepë të grirë imët me pak vaj ulliri dhe gjalpë.
Pasi qepa të zbutet vendosim pulën të pa prerë ose të ndarë në racione dhe i japim një kaurdisje të lehtë sa të ndryshojë pak ngjyrë.
Më pas shtojmë ujë, kripë, piper, erëza sipas dëshirës dhe e lëmë pulën të ziejë.
Ndërkohë orizin pasi e kemi larë e vendosim në një tavë duke e hapur me lugë.
Vendosim mbi oriz pulën së bashku me buljonin e zierjes.
E vendosim tavën në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsius për rreth 40-45 minuta.