Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritet numri i lindjeve me operacion/ Mjekët në hall nga presioni i pacientëve

Numri i lindjeve me prerje cezariane, është rritur dukshëm viteve të fundit në Kosovë. E gjithë kjo pasi që ka kërkesë nga vet pacientet, që lindjet t’i kryejnë me prerje cezariane dhe jo në mënyrë natyrale.

Është Lumjeta. B e cila thotë se vetë ka dashur të kryej lindjen me operacion, pasi që nuk ka dashur t’i duroj dhimbjet e lindjes. “Fëmijën e parë e kam lindur në mënyrë natyrale, por se kam pasur dhimbje të tmerrshme. Prandaj në fëmijën e dytë vendosa të hy në operacion pasi që nuk isha në gjendje t’i duroja sërish dhimbjet e njëjta dhe se kërkova vet që të hy në operacion “, thotë ajo.

Një burim brenda QKUK-së ka thënë për “Indeksonline” se çdo e dyta grua që shkon në Klinikën e Gjinekologjisë, kërkon që të lind me operacion dhe se shpesh ka raste kur mjekët kërcënohen nga familjarët e pacientes, në rast se refuzon ta kryej një lindje me prerje cezariane.

“Ka raste kur burri i cili ka sjellë gruan të lind në Klinikë, ka shku dhe e ka kërcënuar mjekun tek dhoma e tij, se duhet që gruan ta fut menjëherë në operacion për lindje “, thotë ky burim.

E që ka kërkesa për lindje me prerje cezariane dhe po ashtu presion nga palët, e pohon dhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj. Ai për “Indeksonline”, ka pohuar se janë të detyruar t’i binden kërkesave dhe presioneve nga pacientët, pasi që u mungon një protokoll për ecurinë e lindjes. 

“Numri i lindjeve me prerje cezariane është në rritje për disa faktor, për disa arsye. Ne mund të themi është mungesa e protokolleve, ku mjeku nuk është shumë i mbrojtur për të marrë vendimin si duhet. Atëherë ka presion prej palëve, që mënyra e lindjeve të kryhet me operacion, për shkak të dhimbjeve për shkak të stërzgjatjes së lindjes. Ato janë presione te palëve ose familjarëve që donë që lindja të kryhet më shpejt. Pastaj kur në lindje nuk e kemi një protokoll si duhet, ku mjeku mund të bazohet në ecurinë e lindjes, atëherë detyrohet pak që të bie në ndikim të palëve apo familjarëve, që të mos komplikohet ndonjë një lindje dhe mos të ketë pasoja apo kërcënime nga familjarët”, tha Ndrejaj./IO

Youtube

Arkiva

Kategoritë