Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat kur trupi ka mungesë kaliumi, ushqimet ku gjende

Kaliumi është një mineral që ndihmon në funksionimin si duhet të qelizave. Nervat dhe muskujt – përfshirë edhe zemra- mund të mos funksionojnë siç duhet nëse nuk merrni mjaftueshëm kalium.

Dozat e duhura të kaliumit?

Nëse jeni mbi 14 vjeç, duhet të merrni rreth 4700 miligramë kalium në ditë. Nënat që po ushqejnë fëmijën me gji duhet të marrin 5100 miligramë.

Për fëmijët:
0 deri 6 muajsh: 400 miligramë
7 deri 12 muajsh: 700 miligramë
1 deri në 3 vjeç: 3000 miligramë
4 deri në 8 vjeç: 3800 miligramë
9-13 vjeç: 4500 miligramë
Ndihmon me osteoporozën

Me kalimin e moshës, kockat fillojnë të dobësohen. Ushqimet e pasura në kalium, sidomos frutat dhe perimet – e ngadalësojnë këtë proces, duke parandaluar kështu zhvillimin e osteoporozës.

Parandalon formimin e gurëve në veshka

Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik. Prandaj, duke konsumuar një dietë të lartë në mish, që shkakton formimin e acidit në trup, jeni më të rrezikuar që të zhvilloni gurë në veshka.

Kaliumi, nga ana tjetër, ndihmojnë në eliminimin e acidit dhe mbajtjen e mineraleve aty ku duhet (te kockat) duke parandaluar kështu zhvillimin e këtyre gurëve të dhimbshme).

Ndihmon në funksionimin e muskujve

Çdo njeri ka nevojë për dozën e duhur të kaliumit brenda qelizave dhe sodiumit jashtë tyre që muskujt të funksionojnë siç duhet. Më pak ose më shumë i bën muskujt më të dobët.

Parandalon rritjen e tensionit të gjakut

Kjo ndodh kur gjaku ushtron shumë presion në muret e venave dhe arterieve. Rritja tensionit të gjakut mund të çojë në zhvillimin e goditjes në tru, sëmundjeve të zemrës, e deri në mosfunksionim të këtij organi jetik.

Quhet shpesh “vrasësi i heshtur” sepse rrallë shfaq simptoma. Sodiumi në kripë e përkeqëson edhe më shumë gjendjen, ndërsa kaliumi ndihmon në eliminimin e sodiumit dhe lehtëson tensionin në muret e enëve të gjakut.

Parandalon goditjen në tru

Goditja në tru ndodh kur ka mungesë të rrjedhjes së gjakut në një pjesë të trurit për shkak të bllokimit të një ene të gjakut. Tensioni i lartë i gjakut mund të bëhet shkak i zhvillimit të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, prandaj jeni më pak të rrezikuar të pësoni një goditje nëse mbani nën kontroll tensionin e gjakut duke marrë sasinë e duhur të kaliumit. Disa nga simptomat e para të goditjes në tru janë probleme me të folurin, dobësi të krahëve ose paralizë të njërës anë të fytyrës. Nëse keni një nga këto shenja, kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Disa nga ushqimet pasura në kalium

Banania

Një banane e madhësisë mesatare përmban rreth 400 miligramë kalium. Konsumojeni atë siç është ose copëtojeni dhe shtojeni te bollguri.

Vetëm mos e skuqni apo gatuni, pasi humbet një sasi të lartë të kaliumit.

Patatet

Një patate e madhësisë mesatare e pjekur bashkë me lëkurën ka rreth 900 miligramë kalium.

Kumbullat

Një gjysmë kupë me kumbulla të thara ka 637 miligramë kalium dhe një përmbajtje të lartë në fibra. Ato shkojnë shumë me frutat e thata dhe djathin, ose të pjekura në tartë, vetëm mos e tejkaloni me sheqerin dhe yndyrën.

Portokalli

Një portokall ka rreth 237 miligramë kalium. Portokalli është i pasur në vitamina dhe minerale, prandaj konsiderohet si një frut shumë i shëndetshëm.

Domatet

Një domate e madhësisë mesatare ka rreth 292 miligramë kalium. E konsumoni atë të freskët ose përgatisni pasta me salcë domatesh të freskëta.

Fasulet

Fasulet janë të pasura në fibra, kanë pak sheqer dhe yndyra, dhe kanë mbi 485 miligramë kalium në një gjysmë kupë.

Farat e lulediellit

Po kërkoni për diçka të shpejtë për të marrë dozën e duhur të kaliumit? Farat e lulediellit kanë 242 miligramë për 30 gramë. Ato janë të pasura gjithashtu në vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese.

Suplemente

Është më mirë ta merrni kaliumin nga ushqimet, megjithatë, mund të keni nevojë të merrni suplemente të këtij minerali nëse keni ndonjë sëmundje të caktuar. Por, duhet të keni kujdes – nëse e teproni me kaliumin, mund të keni të përziera, të vjella, dhimbje të stomakut, diarre dhe ulcerë. Konsultohuni më parë me mjekun nëse keni nevojë për suplemente të kaliumit.

Mungesë në kalium (hipokalemia)

Nëse nuk keni mjaftueshëm kalium në organizëm, fillojnë të dobësohen muskujt dhe ndiheni më të plogësht dhe më të lodhur se zakonisht. Mund të keni edhe dhimbje dhe të vuani nga kapsllëku. Mungesa e kaliumit shkaktohet jo vetëm nga mospërfshirja në dietë e ushqimeve të pasura në këtë mineral, por edhe nëse keni të vjella ose diarre, përdorni së tepërmi diuretikët ose laksativët, ose abuzoni me alkoolin.

Shumë kalium (hiperkalemia)

Foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit që kanë probleme me veshkat janë më të predispozuar që të zhvillojnë hiperkalemi. Mund të mos vëreni asnjë simptomë ose mund të keni rrahje të çrregullta të zemrës ose të përziera. Mund të zhvilloni hipekalemi edhe nëse merrni disa ilaçe të caktuara ose trupi nuk prodhon mjaftueshëm disa hormone.

Youtube

Arkiva

Kategoritë