Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta luftojmë rënien e flokëve?!

Rënia e flokëve është një fenomen që shqetëson secilin prej nesh. Ndërsa është normale të humbasësh diku nga 50 deri në 100 fije të flokëve në ditë, më shumë se kaq do të thotë se diçka nuk është në rregull. Fajtori është zakonisht i padëmshëm dhe mund të shkaktohetnga gjenetika deri në mënyrën sesi kujdeseni për flokët.

Për fat të mirë, rrallimi i flokëve zakonisht është më shumë një shqetësim kozmetik sesa i shëndetshëm.

Për shkak se kjo është një çështje që prek gjithnjë e më shumë personat që shkojnë drejt plakjes, ekzistojnë një larmi produktesh dhe këshilla që mund të ndihmojnë në luftimin e humbjes së flokëve.

Një ndër format më të rëndësishme që mund të parandalojë rënien e flokëve si dhe të ndikojë në shëndetin e tyre është të ushqyerit shëndetshëm.

Ja cilat ushqime kanë ndikim në këtë fenomen:

Perimet dhe frutat

Frutat dhe perimet ndikojnë pozitivisht për forcimin e flokut, e kjo për arsye se përmbajnë kripëra minerale dhe vitamina të cilat luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë plakjen e flokut.

Proteinat

Proteinat janë poashtu jetësore për shëndetin e flokëve, të cilat gjenden në ushqime si vezët dhe peshku ton. Vitaminat dhe acidet yndyrore

Vitaminat

Vitaminat B e B6 kanë një rëndësi të madhe për flokë. Ato ndikojnë në forcimin e rrënjës. Mund t’i gjeni në drithëra integrale, vezë, grurë dhe peshk./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë