Sot nga jeta u nda dr. Shaban Rexhepi i cili për me shume se 30 vite ishte doktor i gjinekologjisë në spitalin Regjional te Gjilanit.
Me prejardhje nga fshati Llashticë komuna e Gjilanit, dr. Shaban Rexhepi studimet e mjekësisë i përfundoi në universitetin e Shkupit ku më pastaj vazhdoi specializimin ne universitetin e Zagrebit.
Humanizmi dhe profesionalizmi i tije njihet nga i tërë regjioni i Gjilanit pasi doktor Shabani kreu mbi 30 mijë lindje qe nga paralufta e deri në pensionimin e tij.
Doktor Shabani do të mbetet ne historinë e spitalit te Gjilanit por edhe të gjithë Kosovës, si një ndër profesionistët më të mirë të kësaj fushe, për shkak te kontributit të tij të jashtëzakonshëm për ofrimin sa më të denjë të shërbimeve mjekësorë gjinekologjike.
Dr. Shabani ia dorëzoi shpirtin krijuesit te tij po veprat humane që ai bëri, do të jetojnë përgjithmonë në kujtimet tona. Te pikëlluar Familja Rexhepi!