Banorët e Hanit të Elezit, që nga sot do të marrin sërish shërbime stomatologjike, pasi është rifunksionalizuar ky sektor në QKMF-në “Menduh Kaloshi”.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, dhe orari do të jetë nga e hëna deri të premten me fillim nga ora 07:00-15:00.
Njoftimi i plotë.
Të nderuar qytetarë të Hanit të Elezit, ju njoftojmë se nga nesër, datë 29 dhjetor 2022, do të rifunksionalizohet sektori i Stomatologjisë në Q.K.M.F. “Menduh Kaloshi” në Han të Elezit.
Orari i punës nga e hëna në të premte, duke filluar nga ora 07:00-15:00.
Në këtë sektor, do të ofrohen këto shërbime:
– ekzaminimi dental, mukozës orale dhe periodentit (kontrolle);
– nxjerrja e dhëmbit të përhershëm
– nxjerrja e dhëmbit të qumështit;
– heqja e rrënjës së mbetur;
– mbushja e dhëmbit me amallgamë;
– mbushja e dhëmbit me kompozit;
– mbushje e përkohshme e kavitetit;
– mbulimi i pulpës me preparate të CA ( OH );
– terapia e kanalit të rrënjës me shpërlarje;
– shërimi i proceseve priapikale të rrënjës;
– shërimi i dhëmbit gangrenoz;
– extirpimi vital;
– extirpimi mortal;
– intervenimet tjera dentale;
– pastrimi i dhëmbëve dhe heqja e pllakës dentale;
– heqja e trupit të huaj nga goja;
– vendosja e drenit;
– vendosja e tamponit të dhëmbëve.
– preventiva dhe këshillat mbi shëndetin oral.
Këto shërbime do të ofrohen nga Stomatologu Jetmir Shkreta.