Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përurohet objekti i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor

Përmes një njoftimi Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, Aida Rexhepi, u.d. drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, kanë përuruar të mërkurën, objektin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor.

Këto dy institucione që funksionojnë në kuadër të ShSKUK-së, tashmë janë vendosur në objekt modern, me infrastrukutrë dhe paisje mjekësore të sofistikuara dhe do të ofrojnë shërbime shëndetësore shumë më cilësore për sportistët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë