Shumica e foshnjave të ushqyera me gji nga nënat e tyre për më shumë se gjashtë muaj kanë një rrezik më të ulët për të pasur probleme të shëndetit mendor më vonë në jetë, thanë shkencëtarët australianë.
Studimi u krye në 2366 fëmijë në shtetin e Australisë Perëndimore. Shkencëtarët monitoruan zhvillimin mendor të fëmijëve të moshës dy, pesë, tetë, 10 dhe 14 vjeç. Ata zbuluan se fëmijët e ushqyer me gji nga nënat e tyre për më shumë se gjashtë muaj përballeshin më mirë me stresin.
“Ushqyerja me gji për më shumë se gjashtë muaj është treguar pozitive për shëndetin mendor të fëmijëve të vegjël, por edhe për adoleshentët”, tha doktoresha Wendy Oddy.
U zbulua gjithashtu se disa fëmijë të ushqyer me gji nga nënat më pak se gjashtë muaj më vonë shfaqën agresion të sjelljes dhe në raste ekstreme u zhvillua depresioni.