Sht, Nën 7, 2026
Banner Top
Banner Top
Shpërndahen rreth 400 dhurata për fëmijë në institucione dhe organizata të ndryshme në vend

Albina Selmanaj

Gjatë mëngjesit të ditë së djeshme janë shpërndarë rreth 400 dhurata për fëmijë në institucione dhe organizata të ndryshme në vend.

Shpërndarja e këtyre dhuratave u bë nga disa student të kolegjit AAB që ishin të inicuar nga Prof.Dr.Izet Sadiku Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Vendet në të cilat u shpërndan këto dhurata ishin në Spitalin e Pediatrisë, Spitalin e Infektivës, Shoqaten e “Autizmi” – Prishtinë, Fshatin Sos, AutizmiFlet Kosovë,OJQ Hapi i Bëmirësisë etj.

“Sot ndamë rreth 400 dhurata, ishte një ndjenjë shumë e madhe dhe moment i mirë plot emocionues për ti gëzuar fëmijet në ato çaste, gjithmonë do jemi afër fëmijëvë për të ju dhuruar dashuri, mirësi dhe të ndajmë mëshirë ndaj njëri tjetrit që Zoti të na mëshirojë ne.”, u shprreh Burim Krasniqi, një nga inciatorët.

Ndër të tjera, Krasniqi ishte i nderuar edhe me prezencën e Ish- Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj, gjatë këtij organizimi.

“Na nderojë me prezencën e tij në disa momente dhe Ish- Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj”, tha ai.

Tutje, ai po ashtu u shpreh tejet falendërues për të gjithë bashkëpuntorët që ndihmuan në realizimin e kësaj inciative.

“Dua që nga zemra ti falënderojë donatorët, ata që në asnjë moment nuk ndalen së ndihmuari, po edhe këtë radhë disa prej tyre ndihmuan në grumbullimin e dhuratave, ata jane:
Meda, Latif Sope, Valon Berisha, Fidan Bajrami – Çunga Llunga, Egzona Vitija, Valgroup, Valmira Haliti, Valentina Hoti , Sokoli, Met Rexhepi, Arber Gashi, Besnik Cakolli, Majlinda Gashi. Po ashtu Agjensioni Turistik “ANISA”, për transportin!
Zoti i shpërbleftë met mira e ua shtoftë!”, përfundoi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë