Një test i ri është zhvilluar në Turku, Finlandë, i cili ndihmon në ndarjen e pacientëve me atak në zemër nga personat që vlerat e troponinës kardiake, të të cilëve janë ngritur për shkak të pamjaftueshmërisë renale.
Testet e mostrës së gjakut për troponinat kardiake janë një gur themeli i rëndësishëm në diagnostikimin e sulmit në zemër, por rezultati mund të rritet edhe për shkak të kushteve të tjera kalimtare ose kronike, të tilla si pamjaftueshmëria renale, fibrilacioni atrial ose ushtrimet e rënda fizike.
Mes tjerash, testi i ri mund të ndihmojë në identifikimin e infarktit të miokardit (MI) më shpejt dhe më specifikisht dhe në këtë mënyrë të përmirësojë trajtimin e pacientëve me këtë problematik.
Troponinat kardiake janë proteina të cilat zakonisht gjenden në trup vetëm në qelizat e muskujve të zemrës.
Sipas studimeve të mëparshme, troponinat lëshohen në qarkullim në rastin e infarktit të miokardit si molekula të mëdha, ndërsa në kushte të tjera troponinat gjenden në gjak si fragmente të vogla.
Një problem i rëndësishëm në diagnostikimin aktual është se testet komerciale të troponinës që përdoren aktualisht në spitale njohin sasinë e kombinuar të molekulave të troponinave të mëdha dhe të vogla.
Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën ‘Circulation’./Medical Xpress