Një gatim i thjeshtë me plotë shije me të cilin nuk ngopesh asnjëherë
Mjaftojnë gjithsej disa përbërës dhe pak imagjinatë dhe kreativitet dhe mund të ndryshoni këtë recetë në shumë mënyra.
Ne kemi përdorur spinaq, ndërsa ju mund të përdorni cilindo perime sezoni që doni.
Përbërësit:
▪ 200 g spinaq
▪ 60 g miell misri
▪ 100 g miell për bukë dhe pica
▪ 250 gram djathë të freskët
▪ 1 kos në një gotë
▪ 3 vezë
▪ kripë
Përgatitja:
1. Spinaqin pastrojeni nga kërcejtë e trashë dhe zieni pak në ujë të nxehtë me kripë, por më mirë është në avull. Kur spinaqi të zbutet, kullojeni nga teprica e ujit dhe shtypeni. Mënyra më e lehtë është që ta vendosni në një dërrasë dhe ta grini me thikë në copëza të vogla por jo tepër të imëta. Në këtë rast shmangni blenderin sepse spinaqi do të bëhet i qullët.
2. Në një enë më të madhe shtoni 250 g djathë të freskët, 1 gotë jogurt dhe 3 vezë. Me mikser përzieni mirë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen. Pastaj gradualisht shtoni 100 g miell pa gluten, i cili përdoret për bukë dhe picë, dhe 60 g miell misri pa gluten. Përzieni derisa të gjithë përbërësit të bashkoheni dhe kujdesuni të mos mbeten droçka mielli. Në fund shtoni spinaqin dhe në përzierjen shtoni kripë sipas dëshirës shtoni edhe disa erëza si p.sh. thelpinj hudhre.
3. Përzierjen derdheni në kallëp të mbështjellë me letër pjekjeje. Ne kemi përdorur kallëp me përmasa prej 26 cm. E pjekim në temperaturën 180 gradë për 30 deri në 35 minuta.
Ju bëftë mirë.