Enj, Nën 12, 2026
Banner Top
Reagon Shoqata e Pacientëve për rastin në Pejë

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Një foshnje e cila kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.ReklamaPlayLoaded: 5.74%Remaining Time -9:58Unmute×

Teksa e ka quajtur lajm tronditës ka thënë se ai edhe njëherë shpërfaqë papërgjegjësinë e një pjese të stafit shëndetësor dhe sistemin e brishtë shëndetësor që ka Kosova.

“Rasti i fëmijës me autizëm në Gjilan, rasti i vrasjes së gruas dhe fëmijës të saj të palindur në QKUK, rasti i foshnjës në Spitalin e Pejës, janë pasoja të një politike të papërgjegjshme të ndjekur tash e 20 vite e cila po bëhet edhe më e pa përgjegjshme këto ditë, e nëse nuk ka një reformë rrënjësore këto raste do të përsëriten”, thuhet në reagimin e tyre.Reklama

PRAK ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në rast dhe personave të cilët kanë tentuar ta fshehin atë.

Gjithashtu, ka kërkuar nga menaxhmenti i Spitalit të Pejës dhe i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës që “të marrin përgjegjësi për këtë rast skandaloz që ka ndodhur”.

“Përgjegjshmëria dhe llogaridhënia ndaj publikut shkon përtej obligimeve ligjore”, thuhet në komunikatën për media. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë