Në bazë të një hulumtimi në Shtete e Bashkuar të Amerikës, dy herë më shumë njerëz humbën jetën nga sëmundjet e zemrës në vitin 2020 sesa nga COVID-19.
Për shkak të kësaj, është thelbësore të njohim shenjat dhe simptomat e hershme të sëmundjes së zemrës, si dhe të dimë se çfarë hapash duhet të ndërmarrësh për ta parandaluar atë.
Por, çka nëse tashmë po përjetoni shenjat e hershme të sëmundjes së zemrës? A ka ndonjë gjë që mund të bëni për ta ndaluar para se të ndikojë seriozisht në jetën tuaj? Për fat të mirë, përgjigjja është po!
Ushtroni
Nëse doni të ndaloni sëmundjen e zemrës para se ajo të fillojë, nuk ka mënyrë më të mirë sesa të lëvizni! Përfshini ushtrime aerobike, stërvitje me forcë, ushtrime fleksibiliteti dhe ekuilibri si joga në rutinën tuaj ditore, dhe zemra juaj do t’ju falënderojë për këtë!
Vizitoni mjekun tuaj
Njohja e niveleve të yndyrës, presionit të gjakut dhe statistikave të tjera jetësore është thelbësore për të mbajtur vëmendjen për probleme të mundshme kardiovaskulare. Rezervoni një takim me mjekun tuaj për një kontroll fizik për të parë nëse ka ndonjë flamur të kuq që kërkon vëmendjen tuaj.
Hani shëndetshëm
Të gjithë e dimë që një dietë e shëndetshme është çelësi për një jetë të shëndetshme. Nëse dieta juaj është e pasur me yndyra të ngopura ose mish të kuq, ju mund të jeni në rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës për shkak të bllokimit të arterieve si shkak i grumbullimit të pllakave nga yndyra. Mundohuni të hani një dietë të arsyeshme, të ekuilibruar, duke përfshirë fruta, perime dhe peshk.