Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“Have Hope” bashkë me “Familja Jonë” dhuruan 153 proteza për gratë e prekura nga kanceri

Këtë të diele “Have Hope” në bashkëpunim me ekipen e “Familja Jonë” kanë dhuruar 153 proteza për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

Drejtoresha e organizatës “Have Hope”, Arnisa Osmani tha se përmes këtij organizimi ka për qëllim t’i ndihmojë gratë që janë të prekura nga sëmundja e kancerit.

“Unë edhe vet jam e atakuar nga kanceri i gjirit. Kjo është edhe një arsye pse e kam hapur një organizatë që të ju ndihmojë grave të prekura, emocionalisht dhe financiarisht me ndihmën e donatorëve dhe njerëzve tjerë që dëshirojnë të na ndihmojnë”, tha Osmani.  

“Have Hope”, po ashtu ka ndarë edhe mirënjohje ndaj personave dhe institucioneve, në shenjë kontributi për ndihmën e 153 protezave të gjirit.

Dhurimi i këtyre protezave për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, u bë në ambientet e televizionit Kanal10.

Youtube

Arkiva

Kategoritë