Të gjithë mund t’i dimë në vija të trasha të mirat që sjell ngrënia e hudhrës. Ndonëse aroma nuk është shumë e këndshme, ndikimi që ka hudhëra në organizëm është magjibërës.
Shkencëtarët e kanë vërtetuar që duhet konsumuar hudhër në mënyrë që të mos sëmureni gjatë dimrit. Kjo pasi përmban shumë vitamina, vajëra dhe amino acide. E rëndësishme të dihet është që hudhëra duhet të jetë e freskët në mënyrë që të iu mbrojë nga sëmundjet.
Gjithashtu, hudhëra ndikon në stabilizimin e tensionit të gjakut. Hudhëra zgjeron enët dhe ulë presionin artial. Gjithashtu largon kokëdhembjen që vjen si shkak i tensionit të gjakut.
Hudhëra bën që zemra dhe muskujt të punojnë më mirë. Nëse jeni tip sportiv, atëherë konsumimi i hudhërës do iu bëjë më të fuqishëm. Në Greqinë e Lashtë, olimpistët hanin hudhëra në mënyrë që të performojnë më mirë se konkurrentët.
Një ndikim të madh hudhëra ka edhe në flokë dhe lëkurë. Flokët rriten shumë më shpejtë nëse bëni shampoo me hudhër dhe lyeni rrënjët. Fibroblastët gjithashtu kanë një reagim pozitiv ndaj hudhërës, nëse konsumohet hudhër ccdo ditë, prodhohet mjaftueshëm kolagjen për lëkuyrë.
Hudhëra ka ndikim të madh edhe në humbjen e kilogramëve të tepërt. Pra, nëse konsumoni mjaftueshëm hudhër do keni më pak kilogramë. /Familja Jone