Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitimet nga ushqimi i shëndetshëm

“Ne jemi çfarë hamë”, kjo thënie tregon qartaz që shëndeti është kryekëput i varur nga mënyra e të ushqyerit.

Të ushqyerit shëndetshëm gjithashtu do të thotë që të mënjanohen ushqimet që kanë shumë krip dhe sheqer. Më poshtë do ua rendisim disa arsye pse ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme.

Humbja e peshës – mund të ndikojë në reduktimin e mundësisë së prekjes nga sëmundjet kronike. Kur një person është me mbipeshë, rrezikon që të preket nga sëmundjet e zemrës, diabetit e disa lloje të kancerit. Pemët dhe perimet kanë më pak kalori dhe një person që kërkon të humbas peshë, duhet ta fokusojë dietën pikërisht në këto lloj ushqimesh.

Redukton rrezikun e kancerit – një dietë e pashëndetshme mund të iu bëjë obez dhe të rrisë mundësinë e prekjes nga kanceri.  Dietat e pasura me pemë dhe perime, mund të ndihmojnë kundër kancerit. Hulumtimet kanë treguar që shumë pemë dhe perime janë të pasura me antioksidantë, që ndihmojnë të mbrohen nga kanceri.

Ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës – Sipas Heart and Stroke Foundation në Kanada, më shumë se 80 përqind e sëmundjeve të zemrës, mund të parandalohen nëse ndërrohet mënyra e jetesës, pra ushqyerja dhe aktiviteti fizik. Ka shumë të dhëna që tregojnë se Vitamina E parandalon mpiksjen e gjakut që mund të dërgojë deri në sulm të zemrës.

Në Kosovë,ushqim të shëndetshëm mund të blini tek Tregu Ditor, që ka edhe moton kryesore “Shëndetshëm për të gjithë”. Tregun Ditor, mund ta gjeni në Prishtinë, Ferizaj e Fushë Kosovë. Në këtë rrjet të dyqaneve ju mund të gjeni ushqime tejet të shëndetshme dhe do të përfitoni nga zbritjet e shpeshta./Familja Jone

No photo description available.

Youtube

Arkiva

Kategoritë