Die, Nën 8, 2026
Banner Top
Banner Top
Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, ligjëron në Tel Aviv për komplikimet e sëmundjes së diabetit

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në Qendren Klinike dhe Universitare në Kosovë Dr. Merita Emini-Sadiku, përmes një postim ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e Forumit Rajonal të Ekspertëve në Fushat e Diabetit dhe Obezitetit në Tel Aviv, Izrael.

Gjatë këtij forumi Sadiku ka ligjeruar rreth “Komplikimeve kronike të diabetit tip 2 në nivelin terciar shëndetësorë të Kosovës”.

Tutje në njoftim thuhet se pjesë e këtij forumi kanë qenë edhe shumë ekspertë të tjerë të shëndetësisë nga Republika e Kosovës.

Njoftimi i plot:

Ishte nder dhe kënaqësi të merrja pjesë në Forumin Rajonal të Ekspertëve në Fushat e Diabetit dhe Obezitetit në Tel Aviv, Izrael. Si ligjeruese e ftuar nga Prof.Raz, prezantova “Komplikimet kronike të diabetit tip 2 në nivelin terciar shëndetësorë të Kosovës”.

Në këtë konferencë, Republika e Kosovës u përfaqësua nga z. Arsim Berisha, Zëvendësministër i Shëndetësisë, Dr. Faik Hoti nga Departamenti për Zhvillim Strategjik të Kujdesit Shëndetësor, unë, dr. Albana Begaj, endokrinologe e re dhe dr. Linda Çarkaxhiu, Specialiste e Mjekësisë Familjare.

Morën pjesë shumë ekspertë të fushës së diabetologjisë, obezitetit dhe nutricionit nga Mbretëria e Bahreinit, Republika Arabe e Egjiptit, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Republika Hashemite e Jordanisë, Republika Helene, Mbretëria e Marokut, Republika e Qipros dhe Republika e Kosovës.

Kjo konferencë u organizua nga Ministria për Bashkëpunim Rajonal e Shtetit të Izraelit, Ministria e Shëndetësisë e Shtetit të Izraelit dhe Këshilli Kombëtar i Diabetit i Shtetit të Izraelit.

Pjesëmarrja jonë në këtë konferencë të rëndësishme u mundësua përmes punës së vyer të ambasadores sonë në Jerusalem znj. Ines Demiri.

Youtube

Arkiva

Kategoritë