Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të kujdesemi që fëmija të flasë me kohë – tregon logopedia, Fjolla Rexha

Të dielën në emisionin FamiljaJonë ishte e ftuar Fjolla Rexha, logopede me të cilën u diskutua për problemet në të folur, gjatë fëmijërisë së hershme.

Logopedia është një fushë e cila praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët janë të aftë të vlerësojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes.

Sipas, logopedes Rexha periudha gjatë së cilës fëmijët fillojnë të bëlbëzojnë më së pari është nga 0 deri në 3 muaj atëherë edhe kur ata vërejnë zërin e nënës.

“Periudha 0-3 muaj është koha kur fëmijët e vërejnë zërin e nënës, pastaj 4-6 muaj atëherë filllojnë gugatjet e pra luan me duar, lëshon tinguj kryesisht zanoret, në këto raste fëmija duhet të jetë gjithmonë i ekspozuar drejt ftyrës së nënës, në këto kohë ata emitojnë prindërit e tyre, gjë e cila i ndihmon në të folur”, shpjegon Rexha.

Tutje, logopedia tha se nëse fëmija nuk jep shenja të të folurit gjatë kësaj periudhe 4-6 muaj atherë prindërit duhet ta shkruajnë diku për ta mbajtur në mend, sepse kto pytje u drejtohen atyre nëse ata vizitojnë klinikën.

” Shpeshë herë kur pyesim prindërit se a ka reaguar fëmija ndaj ndryshimit të zërit të nënës, ata ndalen thonë se nuk e di, por në fakt ata duhet të kenë shumë vëmendje gjatë kësaj periudhe të zhvillimit të bebës edhe me e regjistru diku, qoftë në shënime ose telefon, Që pastaj kur fëmija mbushë një vjet e dijmë se a kemi të bëjmë me një mungesë gjuhësore dhea duhet me vazhdu me ndonjë trajtim”, tha ajo.

Ndërkaq, për të kuptuar më shumë rreth shkatarëve të problemeve në të folur te fëmijët e vegjël, ndiqeni intervistën e plot, ndiqeni në faqen zyrtare të familjajonë në youtube ose facebook./familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë