Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Në QKUK kryhet operacioni i parë i perdes së lindur në sy tek fëmijët

Mjekët e Klinikës së Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,kanë kryer për herë të parë tek një fëmijë e moshës 11 muajsh, operacionin e kataraktës kongjenitale (perdes së lindur në sy).

E.O, e lindur në vitin 2018, nuk ka pasur nevojë të dërgohet për referim jashtë institucioneve publike shëndetësore, pasi që mjekët e operuan atë në klinikë pas ardhjes së aparaturës së re mjekësore.

Në mungesë të aparaturës, rastet e tilla ishin referuar për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, duke paguar deri në 5 mijë euro.

Klinika e Syve. tashmë ka staf të përgatitur dhe aparatura për kryerjen operacioneve të tilla dhe pacientët nuk do të ketë nevojë të referohen për trajtim jashtë QKUK-së.

Youtube

Arkiva

Kategoritë