Mar, Jan 27, 2026
Banner Top
Banner Top

Reparti i Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë vazhdon të luajë një rol kyç në trajtimin e sëmundjeve të sistemit respirator, duke ofruar kujdes të specializuar për pacientët me probleme të frymëmarrjes.

Në këtë repart trajtohen çdo ditë sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së pacientëve, duke filluar nga vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet në kraharor, e deri te sëmundjet më të ndërlikuara të mushkërive.

Gjatë vitit 2025, në 10 shtretër të dedikuar për Pulmologji, janë trajtuar gjithsej 251 pacientë të shtrirë, të cilët kanë përfituar përkujdesje profesionale dhe trajtim të vazhdueshëm nga specialistë të kësaj fushe.

Ndërkohë, edhe shërbimi ambulantor i Pulmologjisë ka shënuar një aktivitet të lartë. Sipas të dhënave, janë realizuar 5 mijë e 254 vizita mjekësore, çka dëshmon për ngarkesën e madhe të punës dhe përkushtimin e stafit shëndetësor për t’u qëndruar pranë pacientëve në çdo fazë të diagnostikimit dhe trajtimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë