Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 24 lindje, prej tyre 13 vajza dhe 11 djem, përfshirë edhe ditën e hënë që ishte festë zyrtare.
Sipas raportit javor, janë kryer gjithsej 2,930 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 228 pranime të reja për trajtim. Mesatarisht, 200 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë në këtë institucion.
Në laboratorë, 1,372 pacientë kanë kryer gjithsej 15,310 analiza laboratorike.
Po ashtu, janë realizuar 62 operacione me sukses dhe 301 dializa.
Shërbimet diagnostike përfshijnë 729 incizime me rëntgen, 244 ekzaminime me ultrazë dhe 70 MRI.
Gjithashtu, janë kryer 38 ehokardiografi, 19 ergometri, 11 gastroskopi dhe 9 kolonoskopi.
Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 163 shërbime fiziatrike.













