10 vajza dhe 12 djem kanë lindur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, nga 21 lindje sa kanë qenë. Një lindje ka qenë binjake!
Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Pejës janë kryer edhe shumë shërbime tjera.
Të dhënat kryesore të punës gjatë javës së kaluar:
– 2,965 Vizita për pacientë tek Mjekët Specialist;
– 268 Pranime të reja;
– 194 Pacientë të shtrirë mesatarisht çdo ditë;
– 1,715 Pacientë që kanë kryer gjithsej 19,866 analiza;
– 79 Operacione të suksesshme;
– 219 Seanca dialize;
– 500 Rëntgen, 267 Ultratinguj (Eho), 115 CT, 55 Rezonanca Magnetike, 10 Mamografi;
– 248 Shërbime fiziatrike;
Stafi ynë punon pa ndalur për të ju ofruar kujdes cilësor 24/7! Faleminderit që na besoni për shëndetin tuaj!











