Hën, Dhj 6, 2021
Banner Top
Banner Top
Vlerat ushqyese dhe përfitimet nga patëllxhani

Patëllxhanët përmbajnë shumë antioksidantë. Kjo perime po ashtu përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale: vitaminat e pranishme janë A, grupi B, C, K dhe J, ndërsa në mesin e mineraleve gjejmë fosfor, magnez, mangan dhe kalium.

Gjithashtu, asnjëherë nuk duhet t’ia hiqni lëkurën patëllxhanit sepse lëkura e saj e purpurt ose e zezë në sajë të anthocyanins – pigmente shumë të rëndësishme për trupin tonë, lufton radikalët e lira, ngadalëson procesin e plakjes së qelizave dhe reduktojnë problemet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut. Patëllxhani përmban antocianinin nasunina që, sipas disa studimeve shkencore, ndihmon për të luftuar kancerin e zorrës së trashë dhe për të luftuar dëmtimin e ADN-së.

Por, vlerat e dobishme të patëllxhanëve nuk mbarojnë me kaq, ato janë të përshtatshme për dietën e atyre që vuajnë nga diabeti i tipit 2, pasi ndihmojnë në kontrollin e thithjes së sheqernave, meqenëse ato përmbajnë pak kalori dhe për më tepër, falë veprimit stimulues të mëlçisë, ato janë gjithashtu një ushqim hipokolesterolemik, d.m.th. ndihmojnë për të luftuar kolesterolin e keq.

Ajo që duhet pasur parasysh është që të konsumohet gjithmonë e gatuar, pasi përmban solanine, një substancë shumë toksike. Ana negative e gatimit është se zvogëlon sasinë e vitaminave, por nga ana tjetër rritet ajo e antioksidantëve dhe vlerat e saj mbeten të pandryshuara.

Në sajë të antioksidantëve, patëllxhani përdoret edhe në kozmetikë për përgatitjen e kremrave dhe maskave për fytyrën, në shtëpi, ne mund të përgatisim një maskë hidratuese dhe ushqyese për fytyrën thjesht me tul patëllxhani të kombinuar me kos të bardhë. Vetëm shtoni 3 ose 4 lugë tul patëllxhani të copëtuar me pirun, 1 lugë gjelle kos të bardhë, lëreni përzierjen për të vepruar në fytyrë për 15 minuta dhe pastrojeni me ujë të vakët.

Burimi: Revista Psikologjia

Arkiva

Kategoritë