Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci ka vdekur në moshën 71-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e aktorit Petrovci e ka bërë publik Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK)
“Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike.” ka njoftuar TKK.
Në këtë njoftim, Teatri Kombëtar i Kosovës ka shtuar se informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim.













