Në këto dekadat e fundit, koha që kaloni të ulur në zyre është rritur për 54 përqind në gjithë botën. Ndonëse cilësia e punës është përmirësuar e tani ka më pak persona që bëjnë punë fizike, puna në zyrë nuk vjen pa efekte anësore.
Për shkak të qëndrimit ulur për periudha të gjata, njerëzit kanë probleme të shumta me shpinë dhe bosht kurrizor.
Kirurgu i ndjerë ukrainas, Nikolai Amsov, shprehej gjithmonë se shëndeti është në duart tona. Prandaj ai në librat e tij, ka shkruar edhe për problemet që lidhen me boshtin kurrizor dhe si t’i mënjanojmë ato.
Vet Amosov, ka bërë shumë ushtrime shpine që sipas tij e kanë ndihmuar të jetojë gjatë dhe shëndetshëm.
Më poshtë ju do mund t’i shihni disa fotografi ku janë ilustruar ushtrimet që ju mund t’i bëni në mënyrë që të shmangni problemet që keni për shkak të qëndrimit ulur: /Familja Jone
Ushtrime mbi karrige
Harku me këmbë
Prekja e shpatullës së djathtë me dorën e majtë (dhe e kundërta)
Shkundja e trupit
Shtrirja barkas dhe ngritja e kokës