Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që lehtësojnë  dhimbjen e kyçeve dhe artritin

Rritja e nivelit të acidit urik në gjak çon në sëmundje inflamatore ose reumatike! Grumbullimi i kristaleve të acidit urik të ngjashme me majën e gjilpërave, bën që në nyjet dhe artikulacionet e trupit të formohen disa gunga të dhimbshme.

Ndonëse nuk është një sëmundje që vendos në rrezik serioz shëndetin sërish duhet trajtuar apo mbajtur nën kontroll. Konsumimi i frutave që do të përmendim më poshtë  mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të këtij problemi.

Bananet janë të pasura me kalium që ndihmojnë në shndërrimin e acidit urik në formë të lëngshme për t’u transferuar në veshkat tuaja të cilat ndihmojnë në filtrimin dhe largimin e tij përmes urinës.

Frutat e pyllit si manaferrat, mjedrat, boronicat  janë të njohur për vetitë e tyre antioksiduese! Kjo do të thotë që këto fruta janë njohura për të reduktuar inflamacionin në trup.

Agrumet

Një hulumtim nga Shkolla e Mjekësisë e Bostonit, i cili përfshinte 1.317 burra zbuloi se ata që morën 1.000 mg deri në  1.499 mg vitaminë C në ditë, kishin një rrezik 34% të ulët të inflamacionit dhe artritit. Ndërsa ata që morën 1.500 mg në ditë kishin një rrezik prej 45%. më të ulët.

Ushqime të pasura me fibra  

Kumbulla dhe dardha janë disa nga frutat më të pasura në fibra, sidomos nëse hahen me lëkurë.  Gjysma e  një dardhe siguron pothuajse 3 gram fibra dhe 2 kumbulla të mesme përmbajnë rreth 2.4 gram fibra.

Ananasi

Ky frut tropikal përmban bromelain, i cili është një përbërës aktiv që redukton inflamacionin.

Bromelain dekompozon kristalet e acidit urik dhe kjo e bën ananasin një aleat të shëndetit të kockave e jo vetëm. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë