Pre, Sht 24, 2021
Banner Top
Banner Top
Të mirat e ujit të vakët në mëngjes

Shkruar nga: Dr. Dukagjin Zeqiraj

Shumë nga ne fillojmë mëngjesin me një filxhan kafe apo qaj që të ngrohim organizmin pasi zgjohemi nga gjumi. Kur pijmë ujin e preferojmë ne ftoftë, mirëpo sipas studimeve ky është veprim i gabuar. Pirja e ujit të ngrohtë në mëngjes mund të ketë veti shëruese ,të përmirësoj sistemin ton digjestiv si dhe të përshpejtoj eliminimin e mbetjeve metabolike , si dhe përmirësimin e sistemit tonë imunitar. Shumë mjek propozojnë pirjen e ujit të vakët me limon për të eliminuar radikalet e lira nga organizmi. Edhe pse uji i ngrohtë nuk është i këndshëm në shije,mirëpo janë këto gjashtë arsye pse i bënë mirë organizmit tonë:

  1. Pastron sistemin digjestiv: Një gotë ujë përshpejton largimin e toksinave,përshpejton tretjen e ushqimit. Uji i ftoftë gjatë ushqimit fortson yndyrat që gjendjen ne ushqim dhe i depoziton në endotelin intestinal, mirëpo uji i ngrohtë ka efektin e kundërt dhe ndihmon largimin e tyre.
  2. Ndihmon në konstipacion: Të gjithë ne kohë pas kohe mund te kemi probleme me konstipacion, njëra nga arsyet mund të jetë mungesa e ujit në organizëm. Uji i ngrohtë në mëngjes stimulon punën e zorrëve largon mbetjet e ushqimit dhe kthen funksionin normal të organizmit tonë.
  3. Zbut dhimbjen: Uji i ngrohtë konsiderohet si dhuratë e natyrës, ndihmon gjatë dhimbjeve menstruale. Nxehtësia e tij ka efekt qetësues dhe relaksues në muskujt abdominal dhe ndihmon gjatë dhimbjeve menstruale dhe krampeve abdominale.
  4. Largon peshën e tepërt: Nëse mbani dietë uji i ngrohtë do t’ju ndihmoj ,ngrit temperaturën e trupit dhe në këtë mënyrë shpejton metabolizmin dhe shkrin më shumë kalori .
  5. Përmirëson qarkullimin e gjakut: Depozitat e yndyrës në trup eliminohen dhe toksiant gjithashtu , muskujt relaksohen dhe tërë kjo kaskadë ngjarjesh do të eliminon qarkullimin e dobët të gjakut.
  6. Ndalon plakjen e parakohshme: Duke e ditur se toksinat ndikojnë në plakjen e organizmit, uji i ngrohtë largon toksinat , ndihmon në rigjenerimin qelizave të lëkurës rrit elasticitetin . /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë