Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top

Një studim i ri i gjerë në SHBA tregon se fëmijëve të vegjël të diagnostikuar me çrregullim të hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes (ADHD) u përshkruhen medikamente menjëherë pas diagnozës, duke anashkaluar terapinë e sjelljes që rekomandohet si hap i parë.

Udhëzimet mjekësore sugjerojnë që fëmijët 4 dhe 5 vjeç, pas një diagnoze të re, duhet të ndjekin për gjashtë muaj terapi të sjelljes përpara se të fillojnë mjekimin me ilaçe. Kjo qasje ndihmon në ndërtimin e aftësive dhe zakoneve të dobishme, duke përmirësuar funksionimin e përditshëm të fëmijës dhe duke mbështetur familjen, shkruan burimi Euronews Health.

Por analiza, e botuar në “JAMA Network Open”, dhe e bazuar në të dhënat e mbi 9,700 fëmijëve, zbuloi se 42.2% e tyre morën ilaçe brenda një muaji nga diagnoza, ndërsa vetëm 14.1% i filluan pas gjashtë muajsh.

Sipas autorit kryesor, Dr. Yair Bannett nga Universiteti Stanford, një arsye mund të jetë mungesa e qasjes në terapi të sjelljes.

Edhe pse ilaçet si Ritalin dhe Concerta mund të ulin simptomat e hiperaktivitetit dhe shpërqendrimit, ato shpesh sjellin efekte anësore si irritim, agresivitet apo ndryshime emocionale, gjë që i shtyn prindërit t’i ndërpresin.

ADHD prek rreth 11.4% të fëmijëve të moshës 3 deri në 17 vjeç në SHBA, dhe trajtimi i hershëm është thelbësor për parandalimin e ndikimit afatgjatë në shkollim dhe në jetë.

Ekspertët theksojnë se medikamentet nuk duhet të shihen si zgjidhja e vetme, por si pjesë e një kombinimi me terapinë e sjelljes. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë